Lajme

Dënohet biznesmeni Rezart Taçi me 11 vite burg

GJKKO në Shqipëri ka shpallur fajtor biznesmenin Rezart Taçi për veprën penale të pastrimit të parave, duke e dënuar me 11 vite burgim.

Po ashtu, ai është gjetur fajtor edhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për të cilën është dënuar me 2 vite burg.

Në bashkim të dënimeve, gjykata ka vendosur dënimin përfundimtar prej 11 vitesh heqje lirie.

Lexo më shumë  Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin A. J. Berg për kontributin e tij në Kosovë

Taçi u shpall fajtor për përfshirje në tentativën për pastrimin e 18.3 milionë eurove të mafias italiane. Procesi ndaj biznesmenit ishte pezulluar fillimisht për një vit, pasi ai nuk u gjet për t’u arrestuar në zbatim të një mase sigurie “arrest në burg”, të dhënë në mungesë ndaj tij.

Rruga Press

YouTube player