KryesoreLajme

‘Na subvencionojnë 7 herë më pak se rajoni’/ Blegtorët dhe fermerët protestë para Ministrisë së Bujqësisë në Tiranë

Dhjetëra blegtorë dhe prodhues të qumështit kanë protestuar ditën e sotme përpara Ministrisë së Bujqësisë, duke shprehur pakënaqësinë e thellë ndaj politikave qeveritare dhe duke paralajmëruar për një faliment të afërt të sektorit. Me pankarta në duar dhe thirrje për mbështetje, ata kanë parashtruar një sërë kërkesash urgjente, duke theksuar se ndjehen të braktisur dhe të paaftë për të konkurruar me vendet fqinje.

Në fjalën e tij, një nga përfaqësuesit e protestuesve deklaroi se ndryshimet e fundit në skemat e mbështetjes nuk përbëjnë një rritje reale të fondeve, por thjesht një “modifikim të zërave” buxhetorë, që përjashton një pjesë të fermerëve. Problemi kryesor, sipas tyre, mbetet niveli tejet i ulët i subvencioneve krahasuar me rajonin.

“Kemi shtatë deri në tetë herë më pak subvencione se vendet e rajonit, me të cilat duhet të konkurojmë,” u shpreh ai, duke sjellë shembuj konkretë. Sipas protestuesve, Serbia subvencionon një lopë me 1500-1700 euro, Kosova jep 10 cent për litër qumësht (ekuivalente me 800 euro për kafshë), dhe Maqedonia e Veriut rreth 900 euro për kafshë. “Si mund të konkurrojmë ne kur ata subvencionohen minimumi shtatë herë më shumë?” pyetën ata retorikisht.

Gjendja ekonomike e tyre përkeqësohet edhe më tej nga rritja e kostove të prodhimit me 30-40%, ndërkohë që përpunuesit kanë lajmëruar një ulje të çmimit të qumështit me 10-15% duke filluar nga 1 maji. Kjo situatë, sipas tyre, e bën mbijetesën ekonomike të pamundur.

Lista e kërkesave të blegtorëve është e gjatë dhe prek pika thelbësore për të ardhmen e sektorit:

  1. Subvencione të barabarta me rajonin, për të mundësuar konkurrencë të drejtë.
  2. Naftë pa taksa për fermerët, një lehtësi fiskale e ngjashme me atë që aplikohet për jahtet.
  3. Ngritja e një laboratori kombëtar për kontrollin e cilësisë së qumështit, për të garantuar sigurinë e konsumatorit.
  4. Barazim i TVSH-së dhe një sistem i përshkallëzuar për produktet e shportës, duke argumentuar se fermeri shqiptar penalizohet pasi blen inputet me 20% TVSH dhe shet prodhimin me 0%.
  5. Formalizim imediat i tregut të bylmetit.
  6. Krijimi i një bordi rregullator për çmimet e produkteve blegtorale, i ngjashëm me bordin e transparencës për karburantet, për të mbrojtur fermerët nga luhatjet e padrejta.

Fermeri: Kjo ka qenë një pritje e përvitshme. Por, nuk ishte ndonjë shtesë e konsiderueshme nuk ishte një shtesë konsiderueshme në fond për blegtorët dhe për qumështin. Por ishte, vetëm një modifikim i zerave, ku disa blegtorë ose fermerë duhet të marrin, disa të tjerë nuk duhet të marrin.

Nga kërkesat tona si blegtorë prodhues të qumështit, kërkojmë, kërkojmë subvencionin si gjithë rajoni. Duke krahasuar vetet me vendet e rajonit, kemi shtatë deri tetë herë më pak subvencione se vendet e rajonit, me të cilat duhet të konkurojmë ne. Rajoni, Serbia, subvencionon një lopë deri 1700 euro, nga 1500 deri 1700 euro. Kosova jep 10 cent për litër qumësht, që e përkthyer në një kafshë, në një lopë i bie 800 euro. Maqedonia po të njëjtën gjë, 10 euro për litër qumësht, e përkthyer në vlerë, në 900 euro. Si mundet të konkurojmë ne vendet e rajonit kur ne nuk kemi një subvencion të njëjtë me vendet e rajonit? Si mundet t’i konkurojmë ata, kur vendet e tyre subvencionojnë më shumë dhe taksat dhe prodhimet e tyre që vijnë në Shqipëri nuk kanë një taksë të përcaktuar? Dhe ne kërkojmë nga qeveria, ne kërkojmë nga qeveria shqiptare, subvencion sivjet për vitin 2026, më shumë për fermerin për të përballuar këtë krizë, sepse kjo krizë ka çuar në falimentimin e fermave shqiptare, të cilat janë të detyruara që të ulin, të reduktojnë numrin e kafshëve dhe numrin dhe sasinë e prodhimit. Kërkojmë naftë pa taksa për fermerët. Të njëjtën gjë siç jepet për jahtet. Ose të bëjë një rregullim qeveria shqiptare për taksën e qarkullimit. Ne si blegtorë prodhues të qumështit kërkojmë një laborator kombëtar të qumështit siç e ka çdo vend i Europës. Që qumështi të kontrollohet çdo ditë dhe konsumatori shqiptar të jetë, të jetë më i sigurt për produktet që marrin. Kërkojmë, një barazim të TVSH-së, siç e kanë dhe, dhe vendet e Bashkimit Europian dhe vendet e rajonit, që e kanë të përshkallëzuar për produktet e shportës. Sepse fermeri shqiptar është i penalizuar nga paketa fiskale, sepse fermeri shqiptar i blen të gjithë produktet me 10 dhe me 20% dhe është i detyruar që të shesi me 0%.

Lexo më shumë  Shqipëria t’u dalë në krah studentëve në protestë e krejt shqiptarëve në RMV. E t’u dalë në krah jo me hashtage, jo me deklarata FB-je, por me veprime te qarta e të prera diplomatike, qoftë edhe duke thirrur në kauzë Arbitrin Ndërkombëtar

Kërkojmë një formalizim imediat të tregut të bylmetit. Dhe kërkojmë nga qeveria shqiptare, siç ka ngritur një bord për rregullimin e çmimit të naftës, të ngrejë dhe një bord për produktet e shportës, për qumështin dhe produktet e tjera, që të shikojë, të bëjë rregullimin, sepse ne jemi në kushte të vështira sepse nuk arrijmë dot, që të konkurojmë fermerin europian ose dhe fermerin e rajonit sepse ata subvencionohen minimumi shtatë herë më shumë se sa ne.…

Rruga Press

YouTube player