KryesoreOpinion/Aktualitet

Ky ministër Feriti që në 2009 firmosi negocimin e marrëveshjes skandaloze detare me Greqinë, tani thotë se çështja e përdorimit të gjuhës shqipe nga studentët shqiptarë në RMV është cështje procedure dhe nuk duhet të politizohet

Shkruan Egon Loli

E vjetër është sëmundja e mungesës së këllqeve për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve. E rëndë është sëmundja e ndërkombëtarizimit të ministrave të Tiranës karshi shtypjes që u bëhet shqiptarëve.

Ky ministër Feriti që në 2009 firmosi negocimin e marrëveshjes skandaloze detare me Greqinë, tani thotë se çështja e përdorimit të gjuhës shqipe nga studentët shqiptarë në RMV është cështje procedure dhe nuk duhet të politizohet.

Lexo më shumë  Peci: Po hartohet plan për zhvillimin e Liqenit Akumulues të Mitrovicës

Por aparteidi prej dekadash ndaj shqiptarëve në RMV, është cështje thellësisht dhe thelbësisht politike. Përveç kujdesit të spikatur për hallet e Ali Ahmetit, Edi Rama nuk ka ndonjë qasje tjetër ndaj RMV në raport me shqiptarët atje.

Megjithatë ministër Feriti është aty ku është aksidentalisht, kështu që edhe i falet nëse sillet si ndërkombëtar ndaj shqiptarëve.

Lexo më shumë  VLEN: Protesta e studentëve flet për dështimin e atyre që me vite kishin pushtetin
YouTube player