KryesoreLajme

Kurti: Me projektligjin për çmimet tavan evitohen keqpërdorimet në emër të krizave

Qeveria e Kosovës në një mbledhje të premten e ka risjellë projektligjin për çmimet tavan. 

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ky ligj eviton keqpërdorimet në emër të krizave dhe mbron lirinë e tregut nga abuzimi. 

“Kemi nisur edhe iniciativë për krijimin e ligjit që njihet si ligji për çmimet tavat, kjo jo për ta penguar zhvillimin e askujt, por për të evituar keqpërdorimet në emër të krizave të vazhdueshme dhe rritjen artificiale të çmimeve. Ngjashëm si iniciativa edhe ky ligj u pat sfiduar në Gjykatën Kushtetuese nga ana e opozitës. Andaj po e risjellim për miratim këtë projektligj që vjen si përgjigje e domosdoshme ndaj një realiteti që qytetarët e kanë përjetuar, rritje e papritur e çmimeve, paqartësi në treg dhe mungesë e mekanizmave efektivë për mbrojtje e ruajtja. Me këtë ligj po e mbrojmë lirinë e tregut nga abuzimi”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Rasti i subvencioneve/ Prokuroria Speciale hedhë poshtë kallëzimin penal të LDK-së. Peci përgatit padi për shpifje për zyrtarët e LDK-së

Kurti ka theksuar se ky projektligj krijon instrumente të qarta për ndërhyrje të përkohshme.

“Ky ligj garanton çmime të përballueshme për produktet bazë në kohë krize. Siguron reagim te shpjet institucional kur tregu destabilizohet”, theksoi Kurti.

Gjykata Kushtetuese e pati shpallur antikushtetues ligjin për çmimet tavan për produktet bazë, i cili ishte dërguar në gjykatë nga deputetë të opozitës.

Lexo më shumë  Senatorët amerikanë thonë "JO" Trumpit: SHBA nuk largohet nga NATO-ja!

Rruga Press

YouTube player