Bota

Shpenzimet e NATO-s për mbrojtjen arrijnë rekordin prej 1.4 trilion dollarësh

Të gjithë anëtarët e NATO-s kanë arritur për herë të parë objektivin e shpenzimeve për mbrojtjen prej 2 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), me shpenzimet totale që kanë arritur në 1.4 trilion dollarë.

Në vitin 2025, shpenzimet e aleancës tejkaluan 1.4 trilionë dollarë, nga 1.3 trilionë dollarë vitin e kaluar, sipas Euractiv.

Evropa dhe Kanada rritën buxhetet për mbrojtjen me 20 përqind në terma realë, duke arritur një rekord prej 574 miliardë dollarësh, ku 34 përqind e këtyre shpenzimeve u drejtuan për blerjen e armatimeve.

Lexo më shumë  Kos do t’u përgjigjet eurodeputetëve lidhur me akuzat për bashkëpunim me policinë sekrete të ish-Jugosllavisë

Tani ata përbëjnë rreth 41 përqind të shpenzimeve totale të NATO-s, ndërsa pjesa tjetër vjen nga Shtetet e Bashkuara.

Shkalla më e lartë e shpenzimeve ndaj PBB-së u regjistrua në Poloni (4.3 përqind), Lituani (4 përqind), Letoni (3.74 përqind) dhe Estoni (3.42 përqind). Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në 3.19 përqind.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e quajti vitin 2025 një “vit vendimtar” dhe theksoi se aleatët duhet të përparojnë drejt një objektivi të ri prej 5 përqind të PBB-së deri në vitin 2035, duke rritur gjithashtu prodhimin e armatimeve.

Lexo më shumë  Historike: Sarah Mullally bëhet gruaja e parë kryepeshkope e Kishës Anglikane

Rruga Press

YouTube player