Berisha: Rama dhe Balluku çuan vrasës për të kërcënuar prokurorin e SPAK
Sali Berisha në një dalje për mediat deklaroi se përpjekja e fundit e SPAK për Belinda Ballukun dëshmoi se kryeministri Edi Rama po mbron korrupsionin e tij dhe të bashkëpunëtorëve. Ai tha se SPAK de-facto nuk ekziston më, që prej rrëzimit të kërkesës për heqjen e imunitetit të ish-zv.kryeministres.
Gjatë konferencës për shtyp nga selia blu, Berisha tha se Balluku i ka dërguar vrasës me pagesë prokurorit të SPAK që hetoi aferat e saj.
“Ky prokuror zbatoi ligjin, u kërcënua, ky prokuror është kërcënuar në mënyrën më të egër. Është kërcënuar nga vrasës të dërguar nga Lubi Balluku dhe Edi Rama. Është kërcënuar nga Edi Rama vetë, është kërcënuar nga të gjitha anët. Ky prokuror nuk është tërhequr, i ka qëndruar deri në fund ligjit, siç duhet t’i qëndrojë”, u shpreh Berisha.
Berisha:
“Ajo çka dua të them, nuk kam patur kurrë dyshim se, SPAK është në kontroll të plotë të Edi Ramës. Këtë nuk kam dyshuar. Por ndodhi që një prokuror, besnik i ligjit i gjetur para dokumenteve dhe fakteve, dhe dëshmive flagrante mori guximin dhe ngriti aktpadinë, ndaj Lubi Ballukut. Dua të them këtu, se Altin Troplini e frenoi atë rreth 3 muaj, dhe kjo është e vërteta, e më në fund kur prokurori i çështjes e firmosi, u detyrua ta firmosë. Tani, ky prokuror zbatoi ligjin, u kërcënua, ky prokuror është kërcënuar në mënyrën më të egër. Është kërcënuar nga vrasës të dërguar nga Lubi Balluku dhe Edi Rama. Është kërcënuar nga Edi Rama vetë, është kërcënuar nga të gjitha anët. Ky prokuror nuk është tërhequr, i ka qëndruar deri në fund ligjit, siç duhet ti qëndrojë.
Natyrisht SKAP ka një numër, 20 prokurorë, 80 BKH-ista. Midis tyre sigurisht ka njerëz që bëjnë ligjin, besnik të ligjit. Por ka pastaj kriminelë, më të këqinj se çdo kriminel tjetër, që komunikojnë me Edi Ramën, që dekonspirojnë çdo hetim, që komunikojnë me kriminelë.
Por përpjekja e fundit e SPAK për Lubi Ballukun, dëshmoi se Edi Rama është i aftë të marrë çdo vendim për të mbrojtur korrupsionin e tij dhe të bashkëpunëtorëve të tij.
Ju e dini, në vitin 2011 ish-zv/kryeministri Ilir Meta dha dorëheqjen dhe dorëzoi imunitetin përpara se të kërkonte prokuroria atë. Por këta që thonë se, shqiptarët e kanë si me thënë korrupsionin, moral të tyre. Ata që e thonë këtë kanë vetë moral korrupsioni me Edi Ramën.
Por shqiptarët kanë zbatuar ligjet, kanë pasur shtet ligjor, kanë zbatuar kushtetutën, nuk kanë bllokuar kurrë prokurorinë në asnjë rast, cilado që kanë qenë marrëdhëniet me të.
Ndaj dhe duhet pranuar se de fakto, SPAK nuk ekziston më. Misioni i tij është hetimi dhe ndjekja penale e personave me imunitet dhe krimit të organizuar.
Tani hy në fuqi vendimi famëzi ‘Sadushi’. Vendim i cili nuk lejon më arrestimin pa vendim përfundimtar të bosëve të karteleve të drogës, dhe anëtarëve të organizatës kriminale të kryesuar nga Edi Rama, të qeverisë shqiptare.
Kjo është situata, mbeten vetëm shqiptarët të thonë fjalën e tyre, të marrin në dorë fatin e tyre, protestat.
Rruga Press

