KryesoreLajme

LVV reagon pas vendimit të Gjykatës: Dekreti ishte antikushtetues – do të angazhohemi për zgjedhjen e presidentit

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që shpalli pavlefshëm dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit dhe u dha afat 34 ditë deputetëve për të zgjedhur presidentin e ri, liderët dhe anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë reaguar menjëherë në rrjetet sociale.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci theksoi rëndësinë e përgjegjësisë dhe reflektimit.

“Veprimet në pozitat institucionale duhet të kryhen me përgjegjësi të lartë dhe pa inate personale. Ky moment duhet të shërbejë për angazhim të të zgjedhurve të popullit, që vendi të mos futet në një krizë të re dhe në një cikël të përsëritur zgjedhjesh”, tha ajo.

Lexo më shumë  Prapaskenat e përplasjes së Taulant Ballës me Spiropalin

Nagavci u shpreh se gjatë ditëve në vijim, duhet të angazhohemi të gjithë për të zgjedhur Presidentin dhe për të shmangur edhe një palë zgjedhje, të cilat janë të panevojshme dhe të padrejta.

Reagim pati edhe nga ministri i Financave, Hekuran Murati i cili vuri theksin tek respektimi i rezultatit të zgjedhjeve.

“Vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje veç pse partive opozitare nuk po u pëlqen rezultati që ua ka dhënë populli. Dekreti ishte në shkelje të Kushtetutës!”, tha ai.

Lexo më shumë  Kurti, në 75-vjetorin e themelimit të Arkivit të Kosovës: Arkivat janë gardianët e trashëgimisë dokumentare
YouTube player