KryesoreLajme

Vendos Kushtetuesja: Dekreti i Osmanit i pavlefshëm, Kuvendi ka 34 ditë për zgjedhjen e presidentit

Gjykata Kushtetuese ka publikuar aktgjykimin lidhur me çështjen e dekretit të 6 marsit 2026, të presidentes Vjosa Osmani e cila shpërndau Kuvendin e Kosovës.

Sipas aktgjykimit të datës 25 mars 2026, Dekreti i Presidentes është shpallur i pavlefshëm dhe nuk prodhon asnjë efekt juridik.

Gjykata konstaton se deputetët e Kuvendit kanë në dispozicion 34 ditë për të zhvilluar dhe përfunduar procedurën e zgjedhjes së Presidentit, dhe nëse kjo nuk realizohet brenda kësaj periudhe, Kuvendi shpërndahet automatikisht sipas Kushtetutës dhe do të organizohen zgjedhje të parakohshme.

Lexo më shumë  Haxhiu: Nuk është koha për inate e lojëra politike

Gjykata gjithashtu anuloi vendimin e mëparshëm për masën e përkohshme të vendosur më 9 mars 2026 dhe urdhëroi publikimin e këtij aktgjykimi në Gazetën Zyrtare të Kosovës.

Aktgjykimi hyn në fuqi menjëherë.

Ky vendim thekson rëndësinë e respektimit të afateve ligjore për zgjedhjen e institucioneve dhe parashikon pasojat në rast mosveprimi brenda afateve të përcaktuara.

YouTube player