KryesoreLajme

Prapaskenat e përplasjes së Taulant Ballës me Spiropalin

Në një kohë normale shkëmbimi i replikave në publik, mes shefit të grupit paramentar të socialistëve dhe ish ministres së jashtme, nuk do të kishte jehonë në oborin e pushtetit. Edhe Taulant Balla edhe Elisa Spiropali njihen prej kohësh si servilë të Edi Ramës deri në kufijtë e përçudnimit të dinjitetit personal, kështu që çdo fjalë që ata mund të thoshin, nuk do të ngjallte asnjë kërshëri për disidencë.

Por, që pas skandalit Balluku, shpërfilljes së presionit ndërkombëtar për të mos e ruajtur imunitetin e saj dhe pëshpërimave nën zë të shumë socialistëve se, Rama nuk ka pse bën kurban partinë për një të akuzuar se ka abuuar me 1.1 miliard euro, çdo shenjë e prishjes së unitetit brenda radhëve po përjetohet me frikë dhe tmerr.

Pikërisht për këtë arsye dhe jo për vlerën e dy personazheve, përplasja Balla-Spiropali ka ngjallur vëmendjen.

Të mërkurën shefi i deputetëve socialistë, iu përgjigj një pyetje të thjeshtë, të cilën me dëshirë, ai, do ta kishte shmangur, se ç’vendim do të merrej kundër ministres së jashtme. Fjala ishte nëse do të kishte ndëshkim për faktin se Elisa pati refuzuar të shkonte në parlament për të votuar për mbrojtjen e Belinda Ballukut, të cilën ajo e fajëson për rënien e saj.

Kjo pyetje i ishte bërë më parë në konferencë shtypi edhe Edi Ramës, i cili ishte përgjigjur thatë: “me këtë nuk merrem unë, kjo është punë e grupit parlamentar”.

Meqënëse shefi ia kaloi stafetën Taulant Ballës, ky i fundit kërkoi ta shpërndante dhe më tej përgjegjësinë: “Unë nuk i marr vetëm vendimet, i marr me grupin parlamentar. Që kështu do ta pyes dhe grupin parlamentar për këtë çështje”, tha në mënyrë të thatë Balla. Pra ai më shumë u shmang sesa afirmoi diçka, por edhe kaq i mjaftoi Elisës.

Lexo më shumë  Kurti, në 75-vjetorin e themelimit të Arkivit të Kosovës: Arkivat janë gardianët e trashëgimisë dokumentare

E frustruar deri në skaj se nuk ia vlerësuan servilizmin, me sy të errësuar nga një ambicie e papërmbajtur dhe e përshkruar nga një zili tipike femërore, ajo është e gatshme të shpërthejë në rastin e parë që i jepet. Prandaj një deklaratë pa ngjyrë që mund ta anashkalonte, ajo nxitoi të kthente në polemikë duke iu, përgjigjur fort Ballës: “Taulant, e lexova me vonesë një deklaratë tënden publike. Jam plotësisht dakord. Nëse çështja kërkon konsultim me grupin parlamentar, atëherë është pikërisht ajo që duhet bërë pa vonesë. Thirre grupin dhe zhvillojmë një diskutim të plotë. Vendimmarrja kolektive është forca e grupit të PS dhe garancia e legjitimitetit politik. Çdo qëndrim që del nga një diskutim i hapur, i troçtë dhe i ndërgjegjshëm, meriton respekt, pavarësisht drejtimit që merr. Rëndësi ka që vendimi të jetë i menduar, i argumentuar dhe në përputhje me përgjegjësinë që kemi përballë publikut”,- shkruajti Spiropali.

Sado me shikim të errësuar që të jetë prej shkarkimit dhe sado e lënduar të ndihet nga mënyra se si u bë ai, ish ministrja e jashtme duket se nuk e ka humbur krejtësisht nuhatjen për ta vënë gishtin në plagë. Në mesazhin e saj lexohen hapur disa kërcënime.

E para, ajo kërkon një diskutim të hapur që në PS- ka vdekur prej vitesh. Ajo e di që kjo s’mund të ndodhë. Kur e provoi vetë në mbledhjen e fundit të kryesisë të fliste për rastin Balluku, Rama ia preu shkurt me arrogancë: “Mbylle gojën, këtu je prej meje, si jap kërkujt llogari kë ve dhe ke heq si ministër”. Pra ajo i hodhi dorashkën Taulant Ballës për një mision të pamundur.

Së dyti ajo kërkoi një vendim të argumentuar dhe në përputhje me “përgjegjësinë që kemi përballë publikut”. A mund të jetë i tillë një vendim në mbrojtje të Ballukut e cila akuzohet se ka manipuluar ç’do garë dhe tender?

Pra, Elisa Spiropali ka kuptuar një gjë, se edhe në sy të ndërkombëtarëve edhe për pakënaqësitë në PS, Edi Rama do ta heshtë sa më shumë të jetë e mundur goditjen që i bëri drejtësisë për të mbrojtur Belindën. Si ish ministre e jashtëme ajo i di të gjitha presionet që iu bënë qeverisë për mos e hedhur këtë hap. Si socialiste ajo i ka dëgjuar ç’thonë kolegët për këtë. Prandaj ajo shantazhon: nëse doni, e hapim këtë kuti Pandore.

Lexo më shumë  Policia serbe arreston 4 shtetas nga Shqipëria

Po ashtu, Elisa Spiropali e di, pavarësisht fjalëve të Ramës dhe Ballës, se asksuh nuk do të shndërrojë në çështje publike rastin e një deputeti që nuk i bindet vendimeve të grupit, duke iu friksuar nje efekti domino, prandaj ajo sfidon: le të flasim.

Natyrisht, duhet të jemi të qartë, hedhjja e vicklave të Elisës, nuk ka as forcën e një gjëmbi në këmbën e Ramës. Ajo e ka humbur prej kohësh legjitimitetin publik për tu shitur si kritike.

Por ama, mënyra sesi ajo provokon, presioni që iu bë për të votuar me se s’bën pro Ballukut, dëshmojnë se Edi Rama do të tregojë më çdo kusht se nuk është ai personalisht që po e mbron Belën, por se në këtë aventurë e ka nga pas me vete, unike, të gjithë trupën e tij. Rama nuk do të duket në sytë e vendeve të pakënaqura të BE-së në rolin e hajdutit që mbron hajduten. Ai, për opinionin e brendshëm përpiqet që askush mos i dalë kundër në këtë pikë.

Prandaj po aq sa do ta ndëshkojë Elisën që si vajti në votim, po aq edhe do ta harrojë këtë episod. Dhe kjo e shtyn Spiropalin që, me aq forcë sa ka, të vijojë ti’a lëvizë gishtin në plagë./Lapsi.al  

Rruga Press

YouTube player