Estonia thotë se një dron rus goditi një termocentral të saj
Një dron rus dyshohet se ka goditur një termocentral në Estoni, ka bërë të ditur shërbimi i sigurisë së brendshme i këtij vendi, raportoi të mërkurën “Euronews”.
Siç është bërë e ditur nga ky shërbim autoritet, asnjë person nuk është lënduar nga ky sulm.
“Një dron ka goditur oxhakun e termocentralit Auvere. Askush nuk u lëndua në incident. Droni hyri në hapësirën ajrore të Estonisë nga hapësira ajrore ruse”, thuhet në njoftimin e këtij autoriteti.
Termocentrali Auvere ndodhet në verilindje të Estonisë, afër kufirit me Rusinë.
Rruga Press

