Von der Leyen: Irani duhet të ndalojë sulmet dhe të hapë Ngushticën e Hormuzit
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u bëri thirrje SHBA-ve dhe Iranit të ulen në tryezën e negociatave dhe t’i japin fund menjëherë mbylljes de facto të Ngushticës së Hormuzit dhe luftës.
“Irani duhet të ndërpresë menjëherë kërcënimet, vendosjen e minave, sulmet me dronë dhe raketa, si dhe përpjekjet e tjera për të parandaluar kalimin e anijeve tregtare nëpër ngushticë”, tha ajo të martën nga Kanberra.
“Të gjithë po e ndiejmë ndikimin në çmimet e gazit dhe naftës… por është me rëndësi të madhe që të arrijmë një zgjidhje të negociuar [që] do t’i japë fund armiqësive në Lindjen e Mesme”.
Rruga Press

