BotaKryesore

Washington Post: Zyrtari hungarez ia dha sekretet e BE-së Rusisë

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijroto akuzohet se për vite me radhë i ka transmetuar Moskës informacione konfidenciale nga takimet kryesore të Bashkimit Evropian, sipas një hetimi të publikuar nga The Washington Post, që i referohet një zyrtari evropian.

Sipas raportit, Szijroto dyshohet se gjatë pushimeve në mbledhjet e Këshillit të BE-së ka kontaktuar ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov, për ta informuar mbi ecurinë e diskutimeve mes liderëve evropianë.

Gazeta sugjeron se në këtë mënyrë, pala ruse ka pasur një pasqyrë të drejtimeve të mundshme të veprimit të BE-së.

Një burim i paidentifikuar sigurie citohet të ketë thënë se, për shkak të kësaj, “Moska praktikisht ka qenë e pranishme në tryezë në çdo mbledhje të BE-së për vite me radhë”.

Lexo më shumë  Karlo Bolino shkarkoi nga puna Ilir Babaramon pas kritikave ndaj qeverisë së Edi Ramës

Reagimet politike nuk kanë munguar.

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, shkroi në rrjetin social X se këto pretendime nuk janë befasuese.

“Lajmi se njerëzit e Viktor Orban po i raportojnë në detaje Moskës rreth mbledhjeve të Këshillit të BE-së nuk duhet ta habisë askënd. Ne e kemi dyshuar këtë për një kohë të gjatë”, deklaroi ai, duke shtuar se për këtë arsye është i kujdesshëm në komunikim gjatë këtyre takimeve.

Edhe ministri i Jashtëm polak, Radosław Sikorski, reagoi ndaj raportit, duke iu drejtuar homologut hungarez me fjalët: “Kjo do të shpjegonte shumë, Peter”.

Nga ana tjetër, Hungaria i ka hedhur poshtë kategorikisht akuzat. Vetë Szijjártó i cilësoi pretendimet si “lajme të rreme”, duke pretenduar se ato synojnë të ndikojnë në politikën e brendshme përpara zgjedhjeve parlamentare.

Lexo më shumë  Kryetarja Haxhiu priti Ambasadoren e Kroacisë, Danijela Barišić

“Si gjithmonë, lajme të rreme. Ju gënjeni për të mbështetur partinë Tisza dhe për të sjellë një qeveri kukull pro-lufte në Hungari”, shkroi ai në X.

Në të njëjtën kohë, The Washington Post raportoi edhe për një plan të supozuar të shërbimit të inteligjencës ruse për një atentat ndaj kryeministrit hungarez Viktor Orban, një operacion i përshkruar si “ndryshues i lojës”, që synonte të ndikonte në rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme.

YouTube player