BotaKryesore

Irani lëshon raketa balistike në bazën ushtarake britanike-amerikane, në Diego Garcia

Irani ka sulmuar me raketa balistike gjatë natës bazën ushtarake britaniko-amerikane në Diego Garcia, raporton Mehr News Agency.

Lajmi u njoftua fillimisht nga “The Wall Street Journal”, i cili theksoi se asnjëra prej raketave nuk arriti të godasë objektivin.

Megjithatë, ky zhvillim shënon përdorimin e parë të një rakete balistike me rreze të mesme veprimi nga Irani që nga fillimi i luftës.

Lexo më shumë  Estonia thotë se një avion rus shkeli hapësirën e saj ajrore

Ndërkohë, një ditë më parë, kryeministri britanik Keir Starmer kishte dhënë miratimin për SHBA që të përdorë bazën ushtarake për “vetëmbrojtje kolektive”.

Rruga Press

YouTube player