BotaKryesore

Estonia thotë se një avion rus shkeli hapësirën e saj ajrore

Një avion luftarak rus ka shkelur hapësirën ajrore të Estonisë fqinje të mërkurën, duke shkaktuar një reagim nga Policia Ajrore Baltike e NATO-s, ka njoftuar të enjten, ministri i Jashtëm Estonez, Margus Tsahkna.

Ishte hera e parë këtë vit që një avion rus ka shkelur hapësirën ajrore të Estonisë, ka thënë ministria e Jashtme.

Tsahkna tka thënë se shkelja ndodhi pranë ishullit Vaindloo në Gjirin e Finlandës, pranë bregdetit verior të Estonisë, ku një avion luftarak rus SU-30 hyri në hapësirën ajrore të Estonisë dhe qëndroi për rreth një minutë.

Lexo më shumë  “Snajperët e Sarajevës”, Der Spiegel përmend Aleksandar Vuçiqin e Jovica Stanishiqin

Sipas ministritë të jashtëm estonez, misioni i NATO-s për Policimin Ajror Baltik reagoi shpejt, duke vendosur njësi të Forcave Ajrore italiane.

Në shtator të vitit të kaluar, Talini zyrtar ka thënë se tre avionë ushtarakë rusë shkelën hapësirën ajrore të vendit baltik për 12 minuta në një inkursion “të paparë”, ndërsa ministria e Mbrojtjes e Rusisë e hodhi poshtë pretendimin si të rremë.

Lexo më shumë  Fermerët e Dimalit dhe Reskovecit kërkojnë ndërhyrjen e shtetit: Do të bojkotojmë prodhimin dhe do të emigrojmë

Estonia ka thirrë kreun në detyrë të misionit diplomatik rus në Talin për sqarime ndaj incidentit të së mërkurës.

YouTube player