KryesoreLajme

Peci njofton subvencion për fermerët: 10 cent për çdo litër qumështi të prodhuar

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar se kjo komunë do të ndajë subvencione prej 10 cent për çdo litër qumështi të prodhuar.

Peci, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se mbështetja për fermerët do të jetë e vazhdueshme dhe e merituar.

“10 cent subvencionim për çdo litër qumështi të prodhuar për fermerët. Nga 0 cent në 10 cent, për herë të parë fermerët e Komunës së Mitrovicës do të subvencionohen për çdo litër qumështi. Mbështetja për fermerët do të jetë e vazhdueshme dhe e merituar. Zhvillimi i bujqësisë është prioriteti ynë”, ka shkruar Peci.

Lexo më shumë  Kryeziu: Kosova po konsolidohet si vend me demokraci të zhvilluar

Tutje, kryetari i Mitrovicës ka njoftuar se ky vendim është vetëm fillimi i një mbështetjeje më serioze në bujqësi.

YouTube player

Lexo më shumë  Irani konfirmon vdekjen e Ali Larijanit, drejtuesin e Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare