Bota

Konsiderohej si njeriu kyç i Iranit në luftë – IDF: Këshilltari i sigurisë së Iranit, Ali Larijani është vrarë

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz njoftoi të martën se kreu i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larijani u eliminua nga sulmet të hënën në mbrëmje.

“Kryeministri dhe unë i kemi udhëzuar IDF-të që të vazhdojnë ndjekjen e udhëheqjes së regjimit të terrorit dhe represionit në Iran”, tha Katz.

Lexo më shumë  Akuza për dhënie informacionesh ndaj armiqve, Irani arreston 500 persona

Forcat Mbrojtëse të Izraelit, IDF kryen një valë sulmesh të hënën në mbrëmje kundër qyteteve të Teheranit, Shirazit dhe Tabrizit.

IDF nuk përmendi synimin e Larijanit, duke përmendur në vend të kësaj vendet e prodhimit të raketave dhe qendrat e komandës si objektiva.

“Krahas dëmtimit dhe erozionit të vazhdueshëm të aftësive ushtarake dhe kapaciteteve të prodhimit industrial, ne po veprojmë kundër elementëve të Gardës Revolucionare dhe aparatit të shtypjes së regjimit”, tha Zamir.

Lexo më shumë  Gjermania i përgjigjet kërkesës së Trumpit: "Kjo nuk është luftë e NATO-s"

Rruga Press

YouTube player