Lajme

Kosovë/Qeveria mblidhet sot, pritet vendimi për masa të reja kundër COVID-19

Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot në ora 16:00, ku pritet të vendoset për masat e reja antiCOVID-19.

Sipas diskutimeve me nivelin komunal, që ka bërë ministri i shëndetësisë, Arben Vitia pritet që masat e reja të cilat do të jenë të vlefshme deri më 13 shtator të jenë këto:

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka folur pas takimit që kanë pasur me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia në lidhje me masat e reja anti0COVID, që pritet të merren nga Qeveria e Kosovës.

Lexo më shumë  Muja i përgjigjet Bajramit: Nën autoritetin e saj janë nënshkruar 15 tenderë njëburimor, u avulluan edhe 529 mijë euro

Ibrahimi theksoi se komunat kanë pasur tri kërkesa nga Ministria e Shëndetësisë, në lidhje me menaxhimin e pandemisë.

“Kërkesë e AKK-së ishte të shtohen inspektimet në nivel komune dhe të ketë më shumë qendra për vaksinim, por kjo po varet edhe nga numri i vaksinave që ka Kosova në dispozicion. Po ashtu kërkuam që rekrutimi i stafit të ri të decentralizohet në nivel lokal”, theksoi Ibrahimi në një deklaratë pas takimit me ministrin Vitia.

Sipas diskutimeve me nivelin komunal, që ka bërë ministri i shëndetësisë, Arben Vitia pritet që masat e reja të cilat do të jenë të vlefshme deri më 13 shtator të jenë këto:

Viti i ri shkollor të shtyhet deri më 13 shtator, ku do të rivlerësohet situata.

Lexo më shumë  Aksion i madh i policisë: Arrestohen 20 persona, sekuestrohen 120 mijë euro

Të kthehet ora policore nga ora 22:00 deri në 05:00.

Gastronomia të mbyllet nga ora 21:30.

Të shtohet staf shëndetësor dhe inspektorë rreth 1 mijë e 116.

Do të realizohen deri 92 për qind kërkesat e komunave për furnizim me barna esenciale.

Kosova do të furnizohet me rreth 470 mijë vaksina nga COVAX gjatë javës së parë të shtatorit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *