KryesoreLajme

Ministri Gashiani viziton Brezovicën, përcjellë aktivitetet që po zhvillohen në kuadër të projektit “Drejt Malit”

Ministri i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, së bashku me zëvendësministren Daulina Osmani, kanë qëndruar sot për vizitë në Brezovica Ski Resort, ku nga afër kanë përcjellë aktivitetet që po zhvillohen në kuadër të projektit “Drejt Malit”.

Gjatë kësaj vizite, ministri Gashani dhe zëvendësministrja Osmani u njohën me punën dhe angazhimin e nxënësve të përfshirë në këtë program, si dhe me aktivitetet sportive që po zhvillohen në këtë qendër të sporteve dimërore. Po ashtu, në kuadër të këtij aktiviteti u mbajtën edhe garat e skijimit për grupin e shtatë të nxënësve, të cilët treguan përkushtim dhe rezultate të mira në këtë disiplinë sportive.

Lexo më shumë  SHBA-të kanë goditur më shumë se 7,000 objektiva në të gjithë Iranin – dhe kanë shkatërruar 100 anije, thotë Trumpi

Në përmbyllje të aktivitetit, ministri ndau mirënjohje për nxënësit më të dalluar të këtij grupi dhe i inkurajoi ata të vazhdojnë me përkushtim si në sport ashtu edhe në mësime.

YouTube player