KryesoreLajme

Filmi ku luan shqiptarja Luana Bajrami merr Oscar

Regjisorja dhe aktorja shqiptarja me famë botërore, Luana Bajrami, bashkë me ekipin e filmit të saj të ri “Two People Exchanging Saliva”, u ngjit në skenën prestigjioze të ceremonisë “Oscar”, për ta pranuar çmimin “Filmi më i mirë i shkurtër”.

Regjisorët e filmit, me ta pranuar trofeun nën emocione të mëdha, e përmendën dhe prejardhjen nga Kosova të njërës prej protagonisteve në film, Bajramit, duke shtuar se është një projekt i punuar nga një ekip i përbërë kryesisht nga gratë.

Në bashkëprodhimin midis Francës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me titull origjinal “Deux personnes échangeant de la salive”, Bajrami luan rolin e Malaises. Është rol qendror në filmin bardhezi, me skenar dhe regji të dyshes Alexandre Singh dhe Natalie Musteata. Sipas sinopsisit, imagjinon një Paris distopik ku shuplakat në fytyrë kanë zëvendësuar paranë dhe puthjet janë të ndaluara, madje të dënueshme me vdekje. Kur një grua e re, Malaise (Luana Bajrami), fillon punën në një butik magjepsës, ajo krijon shpejt një lidhje me një klient të pasur, Angine, duke ndezur zilinë e mbikëqyrëses së saj. Një komedi e errët mbi tërheqjen dhe rivalitetin, e zhvilluar në një sfond të çuditshëm dhune të stilizuar, filmi u shfaq premierë në Festivalin e Filmit në Telluride të SHBA-së dhe mori Çmimin e Madh të Jurisë në “AFI Fest”, i organizuar nga Instituti Amerikan i Filmit. Producente ekzekutive të projektit janë Julianne Moore dhe Isabelle Huppert.

Lexo më shumë  Emigracioni i të rinjve në Shqipëri dhe kostot e jetesës ulin lindjet me 35% në një dekadë

Me çmimin “filmi më të mirë i shkurtër” është shpërblyer edhe filmi “The Singers”.

VIDEO:

Rruga Press

Lexo më shumë  Shefi i OSBE-së për Ligjin për të Huajt : Urime kryeministrit Kurti, Sorensenit e Oravit
YouTube player