Lajme

Arian Gashi zgjidhet kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Arian Gashi është zgjedhur kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës. 

Duke paraqitur prioritetet e tij, Gashi ka thënë se fillimisht do të angazhohet për rritjen e bashkëpunimit me anëtarët e Këshillit dhe me ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit. Sipas tij, rreziku për cenimin e parimeve themelore ka qenë i madh, prandaj në fokus të punës së tij do të jetë mbrojtja e këtyre parimeve dhe jo mbrojtja e interesave të grupeve të caktuara.

Lexo më shumë  Heqja e fusnotës, Kurti: Pranvera po vjen më herët, fusnota u shkri si fjollë bore

Ai ka premtuar gjithashtu rritje të transparencës dhe hapje më të madhe ndaj mediave, duke thënë se Këshilli Prokurorial nuk duhet të “barrikadohet”, siç sipas tij ka ndodhur në të kaluarën.

Ai shtoi se gjatë mandatit të tij do të angazhohet që puna e KPK-së të udhëhiqet mbi bazën e garancive kushtetuese, me trajtim të barabartë dhe të paanshëm.

Lexo më shumë  Diplomatët ndërkombëtarë bojkotojnë seancën plenare të Parlamentit të Shqipërisë

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka zgjedhur Dardan Vuniqin zëvendëskryesues të KPK-së. 

Rruga Press

YouTube player