Basha: Kurti ia ofroi Osmanit postin e zëvendëskryeministres së parë dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit të Kosovës, Dimal Basha, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti i kishte ofruar presidentes Vjosa Osmani një rol në qeveri.
Në Debat Plus në TV Dukagjini, Basha tha se Kurti kishte propozuar që Osmani të bëhej zëvendëskryeministre e parë e Kosovës dhe njëkohësisht të merrte drejtimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
“Për shkak të bashkëpunim që e kemi pas me krejt ato mosmarrëveshjet e vogla. Kryeministri i ka thënë presidentes, e gjejmë një figurë konsensuale për ta tejkaluar krizën. Edhe hajde bëhu zëvendëskryeministrja e parë e Kosovës dhe ia ka ofruar ministrinë e Punëve të Jashtme. Presidentja është marrë me politikën e jashtme. Dhe në politikën e jashtme, që është një prej vërejtjeve që i ka pas.
“Kryeministri i thotë a ka mundësi hajde me mua, njeriu i dytë. Domethënë është Albin Kurti dhe Vjosa Osmani”, ka thënë Basha.
Rruga Press

