Argument

Thirrje për organet e sigurisë së Kosovës – Milaim Zeka del në ballinën e gazetës serbe, duke e lidhur kryeministrin Kurti dhe Kosovën me akte kriminale: Kurti planifikonte të vriste Grenellin

Lufta hibride e Serbisë është alarm për sigurinë kombëtare! Thirrje publike për organet e sigurisë që të merren me këtë person!

Është skandaloze dhe alarmante që një njeri, me emrin Milaim Zeka, të cilin shqiptarët e njohin shumë mirë e u del përnatë në media, del kësaj radhe në një media serbe, në ballinën e saj kryesore dhe thotë se Albin Kurti ka planifikuar vrasje të Richard Grenellit.

Të githë e dinë se profesioni i tij i vërtetë është baltosja dhe lajmet e rremë, por këtë radhë ai ka kaluar çdo kufi.

Lexo më shumë  Gjinovci: Rama po e ndihmon Serbinë në rrugën drejt BE-së

Ashtu si në çdo vend normal, pas kësaj deklarate, me të do të duhej të merrej policia, prokuroria e Kosovës dhe të gjitha organet e sigurisë.

Këtu kemi të bëjmë me një përpjekje të rrezikshme të tij, në bashkëpunim me aparatin e propagandës serbe, që ta lidhë kryeministrin e Kosovës me akte kriminale, të cilat në fakt, vetëm shteti serb ka qenë i aftë t’i kryejë në histori.

Kjo është përpjekje për ta lidhur Kosovën me veprimtari kriminale, terroriste dhe kjo propagandë i përshtatet shumë interesave të shtetit serb për ta dëmtuar reputacionin e Kosovës ndërkombëtarisht.

Lexo më shumë  Gjinovci: Rama po e ndihmon Serbinë në rrugën drejt BE-së

Ja çfarë shkruan Milaim Zeka në gazetën serbe ALO:

“Gazetari Milaim Zeka paraqiti pretendime serioze se anëtarë të të ashtuquajturave milici militante të Kurtit janë incizuar fshehurazi duke folur për një plan për të organizuar një atentat ndaj Grenellit gjatë ardhjes së tij në Kosovë dhe Metohi”, shkruan gazeta serbe që njihet edhe si megafon i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

I bëjmë thirrje organeve të sigurisë së Kosovës që të merren me këtë person dhe me propogandën e tij kundër interesave të Kosovës.

Rruga Press

YouTube player