KryesoreLajme

Kryetarja Haxhiu priti në takim ambasadorin turk, vlerësoi mbështetjen e Turqisë për Kosovën

Kryetarja Haxhiu priti në takim ambasadorin e Turqisë, Tunç Angılı

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Tunç Angılı.

Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, si dhe për mundësitë e thellimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët.

Lexo më shumë  Pyetjet e munguara të Çim Pekës në intervistën me Vjosa Osmanin?

Kryetarja Haxhiu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë për Republikën e Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe parlamentar në të ardhmen.

Rruga Press

YouTube player