KryesoreLajme

45  vite nga demonstratat që tronditën ish-Jugosllavinë

Sot mbushen 45 vjet nga demonstrata e studentëve të Kosovës më 11 mars e vitit 1981. Kjo demonstratë është vlerësuar njëra ndër to që tronditi ish-Jugosllavinë.

45 vjet më parë, në mars të vitit 1981, në Prishtinë shpërthyen demonstratat e studentëve me kërkesa sociale.

Demonstratat që ndodhën në Kosovë, 45 vjet më parë, më 11 mars, nisën si shprehje e pakënaqësisë së studentëve shqiptarë të Universitetit të Prishtinës, të cilët me 4 mars të vitit 1981, në Mensën e Studentëve brenda Qendrës së Studentëve në Prishtinë,

Lexo më shumë  Rrustemi: Zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit dhe përgjegjësia e Komunës

protestuan spontanisht ndaj kushteve jo të mira, sipas tyre, në të cilat jetonin dhe studionin në atë kohë.
Por, më pas, më 11 dhe 27 mars, si dhe më 1 dhe 2 prill të vitit 1981, kërkesat fillimisht me përmbajtje sociale, evoluuan në kërkesa që shpërfaqnin pakënaqësitë politike, shoqërore dhe kombëtare.
Demonstratat gjithëpopullore të marsit dhe prillit të vitit, shënuan fillin e kthesës vendimtare të ndarjes definitive të shqiptarëve të robëruar nga ish-Jugosllavia.

Lexo më shumë  Qindra adoleshentë kroatë paraqiten për shërbimin ushtarak

Rruga Press

YouTube player