Lajme

Dugolli kritikon Osmanin: Kur qeveria luftonte bandat në veri, ju e quajtët “lojë bixhozi”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka ngritur pyetje të forta lidhur me rolin dhe qëndrimet e Presidentes së Kosovës.

“Dhe pikërisht këtu lind pyetja më e madhe: për kë është kjo krenari? Dhe në shërbim të kujt po përdoret sot autoriteti i Presidentit të Republikës?”, ka shkruar Dugolli.

Ai ka rikujtuar edhe periudhën kur qeveria po përballej me bandat terroriste në veri, duke mbrojtur interesat e vendit.

Lexo më shumë  Kryetarja Albulena Haxhiu për zgjedhjen e presidentit nga populli: I bashkohem thirrjes së Osmanit për votimin e këtyre amendamenteve

“A ndiheshit krenare edhe atëherë kur qeveria përballej me bandat terroriste në veri dhe mbronte interesat e vendit, ndërsa ju i kualifikonit ato veprime si ‘lojë bixhozi’?”, ka theksuar Dugolli.

Sipas deputetit të VV-së, këto qëndrime hapin debat për mënyrën se si po përdoret autoriteti i institucionit të Presidentit në raport me zhvillimet politike në vend.

Rruga Press

Lexo më shumë  President nga populli, LVV: Shprehim mbështetjen e plotë për amendamentet e Presidentes Osmani
YouTube player