Lajme

Seanca për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës pritet të mbahet sonte

Seanca për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës pritet të mbahet sonte.

Burimeve mediatike, ende nuk dihet ora e mbajtjens së seancës, por deputetët pritet të mblidhen sonte për ta zgjedhur presidentin.

Gjatë ditës Lëvizja Vetëvendosje e Partia Demokratike e Kosovës kanë mbledhur deputetët për të diskutuar. Ndërkaq emra zyrtarisht ende nuk ka.

Emri që përflitet se ka mbështetjen më të madhe brenda Partisë Demokratike të Kosovës është Justina Pula. Ditë më parë, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, bëri të ditur se oferta e tyre e fundit për një dakordim me Lëvizjen Vetëvendosje për çështjen e presidentit është që emri për president të propozohet nga PDK-ja, e të marrë mbështetjen edhe të VV-së. Ai pati thënë se emri nuk do të jetë partiak.

Lexo më shumë  Sektori minerar prioritet strategjik, Kusari konfirmon mbështetjen e Kanadasë dhe SHBA-së

Hamza e kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti janë takuar dy herë deri. Nga takimet nuk ka pasur rezultate konkrete për ndonjë kandidat konsensual. Sipas Kushtetutës, për ta propozuar një kandidat për president nevojiten të paktën 30 nënshkrime të deputetëve. Lëvizja Vetëvendosje i ka 57 deputetë, ndërsa asnjë parti tjetër nuk i ka e vetme 30 vota.

Presidentes aktuale Vjosa Osmani i përfundon mandati më 4 prill. Sipas Kushtetutës, Kuvendi nëse dështon ta zgjedhë presidentin jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual, atëherë vendi shkon në zgjedhje të reja. Ka pasur interpretime të ndryshme se a duhet të jetë kjo datë 4 apo 5 marsi. Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu pati thënë se është 4 marsi, e në LDK një ditë më herët u shprehën se afati përfundon më 5 mars.

Lexo më shumë  Raporti i PD në Këshillin e Mandateve për Ballukun: Prokuroria konfirmoi se kërcënoi dëshmitarët, t’i jepet leja SPAK-ut për arrestimin

Rruga Press

YouTube player