Bota

NYT: Inteligjenca iraniane dëshiron bisedime me CIA-n për fundin e luftimeve

Inteligjenca iraniane ka shprehur gatishmëri për bisedime me CIA-n për t’i dhënë fund luftimeve, shkruan të mërkurën gazeta New York Times, duke cituar zyrtarë të mirëinformuar rreth kësaj çështjeje

Oferta është bërë përmes agjencisë së spiunazhit të një vendi të paidentifikuar, shkruan NYT, duke cituar zyrtarë të Lindjes së Mesme dhe zyrtarë nga një vend perëndimor që kanë folur në kushte anonimiteti.

Lexo më shumë  Ambasada e Serbisë në Lisbonë është përdorur për fshehjen e kokainës?

Zyrtarët në Uashington janë skeptikë nëse Irani apo administrata Trump është vërtet gati për një zmbrapsje, të paktën në afat të shkurtër.

Ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara në Gjenevë të martën ka përjashtuar për momentin çdo negociatë me Shtetet e Bashkuara, disa ditë pasi SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme të përbashkëta ndaj këtij vendi.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të martën se Teherani zyrtar donte të fliste, por se tani është tepër vonë.

Lexo më shumë  Zbulohet mënyra se si e kishte marrë vesh Mossadi vendndodhjen e Khameneit

Rruga Press

YouTube player