Lajme

Bekim Qoku takon Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte: Përkushtim për kontribuim në politika që garantojnë stabilitet, siguri dhe zhvillim

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut u zhvillua sot një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vend.

Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Qoku, njëherësh koordinator i Grupit Parlamentar të VLEN-it, vlerësoi se prania e kreut të Aleancës në institucionin më të lartë përfaqësues përbën një mesazh të qartë për rëndësinë që ka Maqedonia e Veriut në kuadër të NATO-s dhe për rolin e saj në forcimin e sigurisë rajonale dhe globale.

Lexo më shumë  Gegë Lleshi emërohet zëvendësministër i parë në Ministrinë e Mbrojtjes

Qoku theksoi se mbetet i përkushtuar që përmes proceseve parlamentare dhe bashkëpunimit ndërkombëtar të kontribuojë në forcimin e pozitës së vendit si aleat i besueshëm, duke mbështetur politika që garantojnë stabilitet, siguri dhe zhvillim për qytetarët. 

Rruga Press

YouTube player