ArgumentKryesore

PDK synon ta dobësojë Kurtin, LDK kërkon bashkëqeverisje, AAK rrezikon pragun

Analisti Xhevdet Pozhari ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke paraqitur qëndrimet e tij mbi strategjitë e partive kryesore pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025.

Sipas tij, qëllimi i Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është të mos lejojë që Albin Kurti të qeverisë me fuqinë aktuale politike. Ai vlerëson se kjo shpjegon edhe tendencën e PDK-së për të propozuar një emër partiak për president, me synimin për ta dobësuar pozitën e kryeministrit, qoftë edhe nëse kjo çon vendin në zgjedhje të reja.

Lexo më shumë  Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

Pozhari thekson se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) synon bashkëqeverisjen, me qëllim rikuperimin e rezultatit zgjedhor përmes përfshirjes në ekzekutiv dhe jo qëndrimit në opozitë. Megjithatë, ai shton se kësaj partie nuk i mjaftojnë numrat për zgjedhjen e presidentit/es dhe, në rast dështimi, mund të synojë që në zgjedhjet e ardhshme ta ketë Vjosa Osmani në krahun e saj.

Sa i përket Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pozhari shprehet se kjo parti nuk ka një qëllim të qartë politik, duke shtuar se në rast të zgjedhjeve të reja rrezikon të mos e kalojë pragun zgjedhor.

Lexo më shumë  Nga të dhënat te mbrojtja, ndikimi izraelit hyn në sektorët strategjikë të Shqipërisë

Sipas tij, qëndrimet politike mbeten të pandryshuara edhe pas zgjedhjeve të fundit, ndërsa lëvizja e radhës, siç përfundon ai, i takon Lëvizjes Vetëvendosje.

Rruga Press

YouTube player