Ambasadori i BE-së në Shqipëri, e pranon se më 11-Maj 2025 u përdor shteti nga partia në pushtet për zgjedhjet
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka marrë pjesë në tryezën e diskutimit të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.
Gjatë fjalës së tij, Gonzato u shpreh se në situatën aktuale politike, dialogu është thelbësor për realizimin e reformës dhe në përmbushje më standarden ndërkombëtare.
Ai theksoi se Reforma Zgjedhore është një nevojë demokratike, ndërsa shtoi se qytetarët duhet të sigurohen që zgjedhjet që do të zhvillohen do të jenë të lira dhe të ndershme. Ndër të tjera ambasadori u shpreh se vija dalluese mes shtetit dhe partisë duhet të jetë më qartësisht e theksuar, duke konfirmuar kështu fjalinë e parë të raportit të OSBE/ODIHR i cili theksoi se zgjedhjet e 11-Majit 2025 konkuroi shteti me përballë partive të tjera.
“Në kontekstin aktul politik, fryma e dialogut për reformën është thelbësore. Mirëpres mirëkuptimnin mes dy bashkëkryetarëve që reforma duhet të përmbushë dhe standardet ndërkombëtare.
Sundimi i ligjit dhe dëshmimi i palëkundur ndaj standardeve europiane është kyçe për Shqipërinë dhe procesin e saj të integrimit. Reforma zgjedhore është një nevojë demokratike. Qyetarët duhet të jenë besimplotë se zgjedhjet kanë qenë të lira dhe të ndershme.
Kur burimet e financimit janë të paqarta atëherë besimi te këto institucione demokratike është i minuar. Kështu që ligji për financimin e partive politike është parakusht për anëtarësimin. Reforma Zgjedhore mbetet përparësi vendimtare.
Është folur për keqpërdorimin e burimeve publike, fushatat digjitale, dhe financimin e palëve të treta. Reforma Zgjedhore duhet të garantojë plulralizimin politik dhe të garantojë fushë loje të barabartë për të gjithë aktorët politike. Raporti i ODIHR foli për përdorimin e administratës nga partia në pushtet, kjo është një pikë kyçe që duhet të trajtohet.
Vija dalluese mes shtetit dhe partisë duhet të jetë më qartësisht e theksuar. Votuesit duhet të kenë qasje në informacion kuptimplotë. Antikorrupsioni gjithashtu duhet trajtuar. Këtë vit ka një fokus të fortë për të garantuar që Shqipëria të marrë përsiëpër një zbatim të strategjisë së antikorrupsionit në gjitha fushat si prokurimi public. Kuadret zgjedhore e ligjore duhet të forcojnë integritetin. Do të mobilizojmë ekspertizë në këtë komision. Inkurajojmë të gjithë aktorët të punojnë në mënyrë konstruktive për të realizuar reforma që do ndihmojnë në integrimin e Shqipërisë”, u shpreh Gonzato.
Rruga Press

