KryesoreLajme

Deputetja e VV-së për postin e presidentit/es: Tani që duhen 80 vota, opozita prapë po shantazhon e po bllokon sikur gjatë 2025-së

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbreshë Kryeziu-Hyseni ka thënë se për çështjen e pozitës së presidentit apo presidentes, është opozita është duke shantazhuar që sipas saj njësoj bëri edhe gjatë 2025-ës.

Ajo shkruan se Vetëvendosje mori besimin e 51.1 për qind të qytetarëve për çështjen e kryeministrit, por jo edhe për presidentin.

Lexo më shumë  BE zgjeron rregulloret e roaming-ut, Komisioni Evropian negociata me vendet e BP

“Për 1 vit e mbajtën peng Kuvendin, por pas krejt manipulimeve, populli ia dha VETËVENDOSJE!-s 51.1% edhe i tha qeverisë vet. Mirëpo ky 51% i dha fuqinë me zgjedh Kryeministrin, por jo edhe Presidentin. Tani që duhen 80 vota, opozita prapë po shantazhon e po bllokon sikur gjatë 2025-së. Meqenëse nuk arritën ta bllokojnë si Kryeministër, po dojnë me përdor Presidentin si mjet për me blloku prapë punën e tij si Kryeministër. Pse kjo bllokadë? Populli foli në dhjetor, tash çka po pritni se ndryshon edhe me një palë zgjedhje shtesë pas dy muajve?  Ky është destruktivitet që nuk i ndihmon asnjë partie, e më së paku Kosovës!”, ka shkruar ajo.

Lexo më shumë  Gjykata e Strasburgut regjistron për herë të parë padinë kundër Serbisë për pasivizimin e adresave në Luginë

Rruga Press

YouTube player