Tensionohet situata në Baks-Rrjoll të Velipojës, banorët përplasen me policinë
Situata u tensionua gjatë protestës së zhvilluar këtë të enjte në zonën e Baks-Rrjollit në Velipojë, ku banorët u përplasën fizikisht me punonjësit e sigurisë në zonë.
Për këtë incident, disa banorë janë shoqëruar drejt Komisariatit të Policisë së Shkodrës.


Megjithatë, rezistenca e tyre vijon, dhe banorët shprehen të revoltuar duke deklaruar se nuk do të pranojnë të lëshojnë tokat e tyre.
Protesta e banorëve ka nisur që prej më shumë se tre javësh, për shkak të kundërshtimit të punimeve për ndërtimin e një resorti turistik në zonë.
Ata akuzojnë autoritetet dhe investitorët për ndërhyrje pa konsultim dhe kërkojnë të mbrojnë pronën dhe mjedisin e tyre natyror.
Rruga Press

