KryesoreLajme

Nga Shqipëria pothuajse çdo vit, rreth 35 studentë shkojnë për studime me bursë për në Rusi, kjo duhet parë me kujdes strategjik

Analisti Gurakuç Kuçi ka ngritur shqetësimin lidhur me numrin e studentëve nga Shqipëria që çdo vit shkojnë për studime me bursë në Rusi, duke theksuar se kjo çështje nuk duhet parë vetëm në aspektin akademik, por edhe në atë strategjik e gjeopolitik.

Sipas tij, rreth 35 studentë nga Shqipëria përfitojnë çdo vit bursa për studime në Rusi. Kuçi thekson se, në kontekstin e zhvillimeve aktuale dhe të asaj që e cilëson si përpjekje për rekrutimin e të rinjve të huaj në funksion të luftës hibride në Ballkan, ky fenomen kërkon vëmendje të shtuar.

Lexo më shumë  ‘Mandatet’ mblidhen për Ballukun/ Këlliçi citon McAllister: Test kritik për integrimin e Shqipërisë!

Ai nënvizon se problemi nuk qëndron te arsimi apo te studimet në Rusi në vetvete, por te qëllimet që, sipas tij, mund të ketë Moska në raport me të rinjtë që përfitojnë këto bursa. Kuçi shton se gjatë qëndrimit jashtë vendit, të rinjtë mund të jenë të ekspozuar ndaj ndikimeve apo manipulimeve të mundshme.

Në këtë kuadër, ai e cilëson çështjen e bursave si një temë me implikime gjeopolitike, duke kërkuar që institucionet dhe opinioni publik ta trajtojnë me kujdes dhe vëmendje më të madhe.

Lexo më shumë  Putini kërkon militarizim të plotë të shoqërisë ruse — fjalimi pa asnjë sinjal për paqe

Rruga Press

YouTube player