Pasi e izoloi totalisht juglindjen e vendit, Rama niset drejt Korçës me helikopter
Teksa rruga Prrenjas-Librazhd është mbyllur për shkak të rrëshqitjeve të dherave dhe konspirohet me rrezikshmëri të lartë, kryeministri Edi Rama ka planifikuar një vizitë në Korçë.
BalkanWeb mëson se Policia e Korçës është lajmëruar se kryeministri Edi Rama do zbresë me helikopter në 11:00 në Korçë, për inaugurimin e Polit të Dijes.
Duke qenë se i vetmi aks që lidh Pogradecin dhe Korçën është mbyllur, kryeministri duket se ka gjetur zgjidhjen për të vijuar vizitën e tij, përmes helikopterit. Sakaq, nga kryeministria nuk ka njoftim në lidhje me takimin në fjalë, ndërsa mediat e Korçës kanë raportuar lajmin mbi vizitën në fjalë.
Kujtojmë se sot në mesditë ishte planifikuar hapja e rrugës, pas dëmtimeve që pësoi aksi në vendin e quajtur ‘Arra e Gurrës’.
Por sot në këtë vend, pati sërish rrëshqitje, duke bërë që të anulohen planet. Madje dhe mjetet e tonazhit të rëndë që po punonin për hapjen e rrugës janë zhvendosur nga vendi i ngjarjes, për shkak të rrezikshmërisë së lartë.
Rruga Press

