KryesoreLajme

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos sot për numrin 2 të qeverisë Rama

Këshilli i Mandateve do të mblidhet sot ora 10:00 për të trajtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Vendimi për mbledhjen e Këshillit vjen disa ditë pasi Komisioni Europian i kërkoi Kuvendit të shqyrtojë pa vonesa kërkesën e SPAK.

Heqja e imunitetit do t’i hapte rrugë autoriteteve për të nisur procedurat e arrestimit të Ballukut, qoftë në burg, në shtëpi apo për kontroll banese.

Lexo më shumë  Reuters: Akuzat për korrupsion shkaktojnë përleshje në Shqipëri midis policisë dhe protestuesve

Mbledhja e Këshillit vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi kërkesën e qeverisë dhe la në fuqi vendimin e GJKKO-së për pezullimin e Ballukut nga detyra.

Parlamenti Europian dhe KE e konsiderojnë çështjen ‘Balluku’ si test kritik për Shqipërinë. 

Rruga Press

YouTube player