KryesoreLajme

Pse në protestën e së premtes në Tiranë nuk pati asnjë policë të lënduar

Sa herë ka protesta të opozitës nuk mungon “spektakli” i krerëve të policisë së shtetit dhe ministrave të Brendshëm me policët e lënduar. Edhe në 10 shkurt, nga autoritetet policore dhe burime spitalore nuk reshtnin njoftimet për efektivë të uniformave blu të plagosur në spital.

Në atë kohë u tha se kishte mbi 12 efektivë të lënduar nga mjetet piroteknike. Ministrja e Brendshme shkoi personalisht në spital në orët e vona të natës e shoqëruar edhe nga krerët e policisë së shtetit ku u shfaqën policë të fashuar. Kjo u shfrytëzua për të treguar se sa e dhunshme ishte opozita. 

E kundërta ndodhi në protestën e 10 shkurtit. 

Lexo më shumë  Pasi dështoi me Kukësin e Vlorën, Rama shpall procedurat për aeroportin e Gjirokastrës

Këtë herë munguan policët e lënduar. Duhet thënë se ky është një lajm i mirë pasi askush nuk e uron.

Ajo që ra në sy ishte se në të kundërt, në spital pati qytetarë të lënduar nga hedhja e bombolave me gaz lotsjellës apo nga asfiksimi i tymit. Kjo lidhet me faktin se këtë të premte policia e shtetit u tregua mjaft agresive dhe me një shfaqje force jo proporcionale me reagimin e protestuesve.

Në të gjitha konventat, rregulloret dhe ligjet, policia e shtetit duhet të jetë e matur në raste protestash. Hedhja e gazit lotsjellës pa limit bëri që të lëndoheshin qytetarë të shumtë dhe madje edhe besimtarë myslimanë që kryenin faljen në xhaminë e Namazgjasë. Një i ri u filmua teksa goditej në kokë nga një bombël e gazit lostjellës.

Lexo më shumë  Zelensky konfirmon se Ukraina qëndron pas sulmit ndaj anijes luftarake ruse pranë Libisë

Më pas agjentë të policisë, pa asnjë mjet identifikimi nisi të merrte zvarrë qytetarët nga rrugët dhe duke i plasur nëpër furgonë. Deri në orën 23,00 numëroheshin mbi 40 të shoqëruar, një pjesë e të cilëve ishin të mitur. Kryeministri Edi Rama tregoi urrejtjen për protestuesit opozitarë duke i quajtur ata “qenëri”.

Këtë herë policia e Ilir Prodës dhe Albana Koçiut fillimisht deklaroi se nuk merrte përsipër protestën dhe më pas vendosi të tregojë dhëmbët me protestuesit opozitarë.

Rruga Press

YouTube player