KryesoreLajme

Së shpejti hapet konkursi për 320 ushtarë të rinj në FSK

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se së shpejti do të hapet konkursi për rekrutimin e 320 ushtarëve të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ky konkurs do të hapet nga data 2 deri në 27 mars 2026.

Të drejtë aplikimi kanë shtetasit e Republikës së Kosovës, nga mosha 18 deri në 25 vjeç, të cilët kanë përfunduar shkollimin e mesëm.

Lexo më shumë  Nagavci i bën thirrje PDK-së dhe LDK-së që të marrin pjesë në seancën e së dielës

Sipas Ministrisë, kandidatët duhet të plotësojnë kriteret si: gjendja e mirë fizike dhe shëndetësore, figurë të pastër morale dhe ligjore, përkushtim për të shërbyer me dinjitet dhe profesionalizëm.

Testimet për ushtar përfshijnë testin fizik, testin e inteligjencës, testi i njohurive të përgjithshme, ekzaminimi shëndetësor dhe intervista.

Për më shumë detaje klikoni në këtë LINK.

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) mbron sovranitetin dhe integritetin territorial, qytetarët, pronën dhe interesat e Republikës së Kosovës. FSK-ja është forcë ushtarake multietnike, profesionale, e armatosur dhe e autorizuar për të shërbyer në vend dhe jashtë vendit- në pajtim me kompetencat e dhëna kushtetuese dhe ligjore.

Lexo më shumë  Protesta e 105-të, shqiptarët brenda dhe jashtë vendit në shesh/ Diaspora i bashkohet qëndresës kundër Ramës

YouTube player