KryesoreLajme

Deri në 1800 euro në muaj, qiratë e banesave në Tiranë po bëhen të papërballueshme!

Strehimi në Tiranë po kthehet në sfidë për mijëra qytetarë. Çmimet e apartamenteve janë rritur me ritme të shpejta, e po ashtu edhe qiratë mujore për të rinj apo familje që zhvendosen në kryeqytet.

Të dhënat e Institutit të Statistikave për inflacionin, tregojnë se në muajin janar qiratë, kishin treguesin më të lartë të inflacionit, me rritje 8.5% në të gjithë vendin, ndërsa të çmimet në treg në zonat urbane të Tiranës kanë pësuar një rritje që varion nga 20% deri në 40%.

Lexo më shumë  Amendamenti i Ramës ndaj SPAK-ut i vendos ‘shkopinj nën rrota’ procesit të integrimit

Sipas zonave dhe madhësisë së apartamentit, në pjesën qendrore cmimi varion nga 500 deri në 1800 euro në muaj, ndërsa në pjesët më të largëta, banesat lëshohen për 300 deri në 850 euro. 

Ekspertët thonë se rritja e çmimeve do të vijojë nëse kërkesa do të jetë  e lartë, ku familjet me të ardhura të ulëta do të detyrohen të kërkojnë në zona periferike, ndërsa pjesa qëndrore do të  operojë me qira ditore për tursitët e huaj.

Lexo më shumë  Konjufca: Gjykata në Hagë njëetnike, lufta e UÇK-së ishte mbrojtëse

Ndërkohë, çmimet e larta të strehimit në raport me kostot e jetesës nuk  raportohen vetëm në Tiranë, por edhe në Lisbonë, Berlin, Madrid, Dublin, Amsterdam e Pragë.

Rruga Press

YouTube player