KryesoreLajme

Kurti: Zhvilluam takime të shumta bilaterale në Mynih, me fokus sigurinë dhe rritjen e investimeve në mbrojtje

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë së Mynihut kanë zhvilluar takime të shumta bilaterale dhe biseda të frytshme me përfaqësues të lartë ndërkombëtarë, ku në fokus ishin siguria, mbrojtja, bashkëpunimi bilateral dhe zhvillimi demokratik e ekonomik i vendit.

Sipas Kurtit, delegacioni i Kosova në këtë forum përbëhej nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, si dhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Ai ka njoftuar se gjatë konferencës janë zhvilluar takime me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman, Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul, si dhe përfaqësues të tjerë të lartë evropianë dhe amerikanë.

Lexo më shumë  Shtohet popullsia mbi 65 vjeç, Shqipëria po kthehet në një azil të madh

Po ashtu, bisedime janë zhvilluar edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Espen Barth Eide, senatorë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deputetë të Bundestagut gjerman, si dhe me administratorin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), ish-kryeministrin e Belgjikës, Alexander De Croo.

“Takime të shumta bilaterale dhe biseda të frytshme në Konferencën e 62-të të Sigurisë në Mynih, forumit më të rëndësishëm në kontinent në këtë fushë. Siguria dhe mbrojtja, bashkëpunimi bilateral, progresi demokratik dhe zhvillimi ekonomik ishin në qendër të bisedimeve”, ka deklaruar Kurti.

Lexo më shumë  Nagavci: Ky është buxheti më i madh që ka pasur Republika e Kosovës

Ai theksoi se gjatë takimeve delegacioni kosovar ka prezantuar të arriturat e shtetit në pesëvjeçarin e fundit dhe planet për mandatin e ri qeverisës, duke shtuar se investimet në polici dhe ushtri do të rriten dhe zgjerohen në bashkëpunim me partnerët demokratikë dhe perëndimorë.

“Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgjerojmë bashkë me partnerët tanë demokratikë dhe perëndimorë, që ta forcojmë sigurinë, sundimin e ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar”, ka theksuar ai.

Rruga Press

YouTube player