Lajme

BE-ja përgëzon miratimin e Planit të Rritjes nga Kuvendi: Kosovës i hapet rruga që të përfitojë 882 milionë euro

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka përgëzuar miratimin e sotëm nga Kuvendi i Kosovës të marrëveshjes lidhur me Planin e Rritjes.

Sipas BE-së, ky hap i hap rrugën Kosovës që të përfitojë 882 milionë euro në formë grantesh dhe kredive me kushte të favorshme, të destinuara për zbatimin e reformave që avancojnë vendin drejt integrimit evropian i Kosovës.

“Miratimi i marrëveshjeve është një moment kyç për përparimin ekonomik dhe institucional të Kosovës dhe për afrimin e saj me standardet evropiane”, vijon tutje njoftimi.

Lexo më shumë  Miratohet Plani i Rritjes, Kosova do të përfitojë 882 milionë euro

Kuvendi i Kosovës ka miratuar marrëveshjen mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi aranzhimet për zbatimin e përkrahjes së Unionit për Kosovën në kuadër të instrumentit për reforma dhe rritje.

Nga 108 deputetë, 104 votuan pro, asnjë kundër dhe 5 abstenuan.

Ministri i Financave, Hekuran Murati gjatë prezantimit të marrëveshjes, tha se 1/3-ta e këtyre mjeteve është grant.

Nga shuma e përgjithshme rreth 253.3 milionë janë grante ndërkaq pjesa tjetër prej 629.3 milionë euro do të jetë kredi, që do të ratifikohet me një marrëveshje të veçantë

Lexo më shumë  BE-ja mirëpret formimin e institucioneve në Kosovë, Terras: Qeveria funksionale hap rrugën drejt familjes evropiane

“Në kuadër të këtij plani apo marrëveshje parashihet që Kosova të përfitojë një pako prej 882,6 milionë eurove, e cila mund të them se është alokimi më i madhi në raport me bruto produktin vendor. Pra është rreth 7% e bruto produktit vendor që i është alokuar Kosovës”, ka thënë ai.

Përfaqësuesit e LVV-së, PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe grupit multietnik me deklarimet e tyre shprehën përkrahjen e tyre ndaj kësaj marrëveshje ndërkombëtare.

Rruga Press

YouTube player