Lajme

Kuvendi i Kosovës mblidhet në orën 19:00 për të formuar komisionet, për buxhetin 2026 dhe rezolutën

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar seancë që do të mbahet me fillim prej orës 19:00.

Janë tri çështje që do të shqyrtohen në këtë seancë.

Fillimisht do të bëhet formimi i komisioneve parlamentare dhe pas rritjes së numrit të ministrive pritet edhe rritja e numrit të komisioneve.

Lexo më shumë  Al Jazeera: Protesta antiqeveritare në Shqipëri kundër korrupsionit, policia dhunon e arreston protestues

Pikë e dytë është çështja e projektbuxhetit 2026.

E në pikë të tretë do të jetë çështja e rezolutës së propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës për procesin në Gjykatën Speciale.

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka thënë se Kuvendi do t’i ketë 16 komisione parlamentare e se prej tyre 9 do të udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, tri nga Partia Demokratike e Kosovës, dy nga Lidhja Demokratike dhe komunitetet nga një.

Lexo më shumë  SHBA zgjedh Kurtin, lë në errësirë Ramën!

Rruga Press

YouTube player