KryesoreLajme

Banorët e Rrjollit dhe ata që preken nga projekti TID protestë sot para Kuvendit të Shqipërisë

Teksa sot pritet të mblidhet Kuvendi në seancë plenare, jashtë godinës është njoftuar një protestë qytetare.

Mësohet se rreth orës 9:00, banorë të Rrjollit të Velipojës, dhe ata që preken nga projekti TID në Durrës, do të ‘zbarkojnë’ para Kuvendit, ku do të protestojnë për të drejtat e tyre.

Lexo më shumë  Qeveria miraton marrëveshjen në vlerë 90 milionë euroshe të Bankës Botërore

Ata pretendojnë se po u zaptohen pronat. Kujtojmë se banorët e Rrjollit kanë lëshuar akuza në drejtim të Belinda Ballukut se me firmën e saj u dha leje për ndërtimin e një resport, në pronat e tyre.

Rruga Press

YouTube player