KryesoreLajme

Pesë gjeneralë serbë u dënuan veç 89 vjet për krimet në Kosovë, për 4 komandantë të UÇK-së kërkohen 180

Më shumë se 10 mijë shqiptarë janë vrarë nga forcat policore, ushtarake e paramilitare serbo-jugosllave gjatë luftës së Kosovës në vitet 1998-1999.

Më shumë se 1 mijë veta ende konsiderohen si të zhdukur me dhunë në luftë.Konsiderohet që rreth 20 mijë gra shqiptare janë dhunuar seksualisht në këtë periudhë.

Në anën tjetër, Zyra e Prokurorit Special në kuadër të asaj që njihet si Gjykata Speciale e Hagës, e krijuar nga Kosova dhe e cila operon me ligje të Kosovës, ka kërkuar dënim prej hiq më pak se 180 vjet për katër komandantët e UÇK-së në rastin Thaçi dhe tjerët. Nga 45 për secilin – Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Lexo më shumë  BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

Në rastin e dënimeve për serbët, më i larti, sipas të dhënave nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime Luftë në ish Jugiosllavi (ICTY) ka qenë 22 vjet, ndërsa askush nuk mori burgim të përjetshëm. Po ashtu, asnjë aktgjykim nuk u dha për gjenocid në Kosovë.

Krejt këta kanë qenë pjesë e një rasti që njihej si “Milutinović et al.”, i emërtuar sipas ish presidentit të Serbisë, Milan Milutionoviq, i cili, megjithatë ishte shpallur i pafajshëm në këtë akuzë.

Dënimin më të lartë prej 22 vjetëve e ka marrë gjenerali Nebojsha Pavkoviq, i cili ka qenë komandant i Ushtrisë së Jugosllavisë për Kosovën. Ai u shpall fajtor për krimet: vrasje, përndjekje dhe deportime të shqiptarëve.

I dyti zyrtar i Serbisë që u dënua ishtë Sreten Lukiq, shef i Policisë së Serbisë për Kosovën. Atij iu dhanë 20 vjet burg

Lexo më shumë  Nesër mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Serbi i tretë që u gjet fajtor ishte Vlastimir Gjorgjeviq, zyrtar i lartë i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Ai u dënua me 18 vjet burg për deportime, vrasje dhe fshehje e trupave të civilëve shqiptarë në varrezat masive nëpër Serbi.

Dënimi i katërtë më i lartë për ndonjë zyrtar të aparatit shtetëror të Serbisë në lidhje me luftën e Kosovës ishte ai për Dragoljub Ojdaniq, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave. Atij iu dhanë 15 vjet burg për nsihmë dhe mbështetje për krimet në Kosovë

I pesti serb që u dënua dhe mori 14 vjet burg ishte gjenerali Vladimir Lazareviq, që kishte shërbyer si komandant i Korpusit të Prishtinës në Ushtrinë Jugosllave. Ai u dënua për krimet e deportimeve dhe përndjekje të shqiptarëve.

Rruga Press

YouTube player