KryesoreOpinion/Aktualitet

Demokracia e rrejshme e LDK-së, partisë me Kuvende të Mëdha, por me votues pak

Shkruan Donik Sallova

LDK-ja e stërkequr elektoralisht vetëpromovon të ashtuquajturën “demokraci të brendshme” si një tipar “avantazhues” të saj në raport me partitë e tjera politike në Kosovë. Por, si mund të ketë demokraci të brendshme një parti që prej dekadash tashmë është armike e “demokracisë së jashtme”, pra demokracisë në Kosovë? Po i jap vetëm disa raste enklatante:

1. LDK ishte kundër demokracisë në Kosovë, kur gjatë gjithë vitit 2025 refuzoi të pranonte rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke bllokuar themelimin e institucioneve legjitime, përfshirë konstituimin e Kuvendit. Një sulm i paparë ndaj sistemit demokratik dhe vullnetit të popullit. Për këtë u dënua me 28 dhjetor me 13%.

2. LDK ishte bartësja e procesit më të turpshëm anti-demokratik kur në mes të pandemisë Covid-19 rrëzoi Qeverinë Kurti 1 dhe formoi Qeverinë Hoti e cila përveç që doli të ishte qeveri anti-kushtetuese, ishte qeveria më jolegjitime që ka pasur Kosova në periudhën e pasluftës. Për këtë puç anti-demokratik LDK u dënua më 14 shkurt 2021 me 12%.

3. LDK dhe struktura e saj klienteliste është partia që e solli dhe e mbajti PDK-në dhe Hashim Thaçin në pushtet. Edhe pse ishte partia më popullore në Kosovë për shkak të emrit të Ibrahim Rugovës ku fitoi zgjedhjet e vitit 2001 dhe 2004, është kjo strukturë e LDK-së që pas vdekjes së Rugovës e përjashtoi nga partia Akademik Nexhat Dacin duke ia mohuar zgjedhjen e natyrshme në krye të LDK-së si figura më e pëlqyer nga elektorati i saj pas Rugovës. E përjashtuan Dacin dhe përkrahësit e tij dhe e ndanë partinë në dysh, si mundësia e vetme për të avantazhuar PDK që të dilte parti e parë dhe pastaj u futën në koalicion bashkëqeverisës me të, duke ia mundësuar Thaçit të “shpallte pavarësinë” dhe partisë së tij të kompletonte kapjen e shtetit.

Lexo më shumë  Shëndetësia “nga xhepi”. Familjet në Shqipëri paguajnë faturën më të lartë në rajon

4. Në periudhën 2010-2014 Thaçi nuk ia pati nevojën LDK-së, por LDK ia njohu atij pushtetin e dalë nga procesi më i vjedhur zgjedhor, i njohur si “vjedhja industriale e votave”.

5. Në vitin 2014 kur ishte krijuar momentum për çlirimin e shtetit nga kapja dhe ringjalljen e demokracisë së vjedhur, LDK tradhtoi opozitën e bashkuar (VLAN) dhe iu bashkua PDK-së në koalicion, duke ja zgjatur qëndrimin në pushtet një partie që po e falimentonte Kosovën me korrupsion, privatizime, nepotizëm dhe desovranizim në dialog me Serbinë. Në zgjedhjet e vitit 2017 LDK u ndëshkua nga votuesi si parti e tretë.

Lexo më shumë  Shoqata e gjyqtarëve reagon ndaj kërcënimit të radhës të kryeministrit Rama

6. Testi i vërtetë i “demokracisë se brendshme” ishte kur struktura e LDK-së e pengoi fizikisht hyrjen e Donika Gërvallës në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm në vitin 2016, vetëm sepse ajo guxoi të denonconte lidhjet e kreut të kësaj partie me interesat e PDK-së. Aty kur duhej demokracia dhe mendimi ndryshe LDK i nxorri bodyguard-të për ta penguar atë. Në LDK tolerohet e promovohet mendimi kundër VV-së, por mendimi kundër PDK-së nënkupton përjashtim.

Pra, kjo është LDK-ja e pasluftës, një parti që drastikisht u pozicionua kundër interesave të popullit dhe punoi vetëm për interesin e strukturës së saj të etur për pushtet, për vjedhje e pasurim të përbashkët me PDK-në. Një parti që nuk ka fituar zgjedhje nacionale që prej vitit 2004, por ka mbijetuar falë kontrollit klientelist të disa komunave në Kosovë përmes të cilave ka mirëmbajtur strukturën partiake me punësime në institucione e ndërmarrje publike komunale. Janë pikërisht këta kryetarë të korruptuar komunash që i determinojnë kuvendet “me demokraci të brendshme” të kësaj partie, që kryetar e mbajtën Abdixhikun, por simbol kanë Gazin e preferuar të Patrikanës së Pejës dhe amkademikun që ka frikë “misterioze” të bëhet i pari, por pëlqen t’i komandojë kryetarët e LDK-së gjithnjë kah PDK-ja!

YouTube player