KryesoreLajme

Durmishi njofton që është hapur thirrja për operatorët ekonomikë për transportin publik në komunat e veriut

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se është hapur thirrja për operatorët ekonomikë të transportit publik për operim në linjat që vlerësohen si ekonomikisht joprofitabile.

Sipas tij, kjo masë synon subvencionimin e transportit publik për qytetarët, me fokus të veçantë në komunat e veriut të Kosovës.

“Një zotim i dhënë gjatë fushatës po bëhet realitet. Kemi hapur thirrjen për operatorët ekonomikë të transportit për operim në linjat që janë ekonomikisht jo profitabile”, ka deklaruar Durmishi.

Lexo më shumë  Libia synon të bëhet furnizues serioz i gazit natyror për Evropën deri në vitin 2030

Ai ka theksuar se përmes kësaj mase Qeveria do të mbështesë drejtpërdrejt transportin publik, duke garantuar qasje më të mirë në shërbime dhe trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët.

“Ky është një hap konkret për të garantuar qasje më të mirë në shërbime, lëvizje më të lehtë dhe trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët, pavarësisht zonës ku jetojnë”, ka shtuar ministri në detyrë.

Lexo më shumë  Vdiq Pjetër Ivezaj në Michigan – protagonisti i një ngjarje kthese në historinë e komunitetit shqiptar në SHBA

Durmishi ka ftuar operatorët ekonomikë të interesuar që të aplikojnë pranë Departamentit të Transportit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, brenda afateve të përcaktuara në thirrjen publike.

“Zotimet po i kthejmë në veprime konkrete”, ka përfunduar ai.

Rruga Press

YouTube player