KryesoreLajme

Shpallen rezultatet përfundimtare, nuk miratohet përbërja e Listës Serbe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare. Anëtarët e KQZ-së i kanë miratuar listat e kandidatëve të të gjitha partive, përveç asaj të Listës Serbe. 

KQZ-ja ka ndarë në tri votime shpalljen e rezultateve, në votimin e parë ka përfshirë të gjitha partitë e në të dytin kanë votuar vetëm për shpalljen e rezultateve për Listën Serbe me 3 vota për, dy kundër, si dhe për KDTP, për të cilën u ankuan se nuk e ka respektuar kuotën gjinore dhe votuan pro 9 anëtarë. 

Kjo pasi anëtarët e Vetëvendosjes deklaruan se nuk do të votojnë për Listën Serbe. Ndërkaq, anëtari i PDK-së, Arianit Elshani, tha se do të abstenojnë për këtë parti.

Lexo më shumë  Skandaloze: Tifozët e klubit spanjoll shpalosin flamurin e Kosovës në ngjyrat e flamurit serb në Beograd

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se nuk janë duke bërë shkelje të ligjit lidhur me shpalljen e rezultateve para përfundimit të afatit 48-orësh për ankesa lidhur me administrimin e procedurave të numërimit në QNR.

Radoniqi prezantoi rezultatet sipas subjekteve politike dhe numrin e ulëseve të fituara në Kuvend.

“Rezultaet e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit 2025, është si në vijim: Lëvizja Vetëvendosje 51.10%, Partia Demokratike e Kosovës 20.19%, Lidhja Demokratike e Kosovës 13.24%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 5.50%, Srpska Lista 4.49%, Nisma Socialdemokrate 1.59%, Kosovah Demokratik Türk Partisi 0.57%, Za Slobodu Pravdu i Opstanak 0.51%, Koalicija Vakat 0.42%, Nova Demokratska Stranka 0.41%, Inicijativa E Re Demokratike e Kosovës 0.21%, Socijal Demokratska Unija 0.27%, Partia Liberale Egjiptiane 0.24%, P-S-A 0.22%, P-A-I P-D-A-K L-P-P 0.21%, Jedinstvena Goranska Partija 0.16%, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës 0.12%, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës 0.10%. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës 0.10%, Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar 0.10%, Fjala 0.09%, Inisitiativa Qytetare për Kosovë 0.08%, Kosovski Savez 0.06%, Nexhmedin Sejdillar 0.03%, Kosovaki Nevi Romani Partia 0.02%”, tha ai.

Lexo më shumë  U inaugurua për fushatë pa kolaudim, tuneli i Murrizit ngre pikëpyetje për sigurinë

“Në vijim kemi subjektet dhe ulëset që kanë fituar dhe kandidatët. Atëherë, Lëvizja Vetëvendosje me 57 ulëse të fituara, PDK ka fitura 22 ulse, nga LDK ka fituar 15 ulse, AAK 6 ulse”, tha ai.

Rruga Press

YouTube player