Pas Ramës, Netanjahu nderon me dekoratën e lartë Milorad Dodikun
Edhe pse Edi Rama u përpoq të ndërtonte narrativën se ishte i vetmi politikan i privilegjuar gjatë vizitës së tij në Izrael dhe ta personalizonte një marrëdhënie miqësore me rrënjë historike mes dy popujve, faktet tregojnë një realitet krejt tjetër.

Krahas Edi Ramës, në Tel Aviv ishte i ftuar dhe u nderua edhe një tjetër politikan tjetër nga Ballkani: Milorad Dodik, ish-presidenti i Republikës Srpska të Bosnje-Hercegovinës.
Përkundër propagandës të kryeministrit shqiptar, Dodiku jo vetëm që u prit zyrtarisht, por u nderua edhe me çmimin “Jabotinsky për Lirinë”, një nga dekoratat më të larta të shtetit të Izraelit. Çmimi iu dorëzua nga Kryetari i Knessetit, Amir Ohana, për rolin e tij në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Izraelit dhe Republikës Srpska.

Në lajmet e publikuara nga media dhe në rrjetet sociale, Dodiku shihet duke marrë këtë dekoratë ç’ka tregon qartë se Rama përdor politikën së jashtme për halle personale dhe konsum propagandistik të brendshëm.
Dodiku është pritur gjithashtu në një takim të veçantë edhe nga nga kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu në Jerusalem.
Rruga Press

