KryesoreOpinion/Aktualitet

Kosovës nuk i duhet një president që i bashkon hajdutët dhe tradhtarët por një presidente që e bashkon popullin

Lirim Gashi

Pse analistët shqipfolës të luftës hibride serbo-ruse, si Baton Haxhiu, Lirim Mehmetaj, Vehbi Kajtazi dhe Berat Buzhala, si dhe partitë opozitare të mposhtura me plebishit në zgjedhjet e fundit parlamentare, nuk mund ta pengojnë rikonfirmimin me meritë të Presidentes Vjosa Osmani, për një mandat të dytë?

Sepse i përkasin të njëjtit moçal të kalbur propagandistik i cili në thelbin e tij është totalisht mashtrues, manipulues, zhvatës dhe toksik.

Prandaj përpiqen të na shesin si “unitet të popullit” unitetin e oligarkëve, hajdutëve, tradhtarëve, vrasësve dhe zhvatësve.

Në historinë e shteteve të reja ekziston gjithmonë një fazë transitore, kur zhurma përpiqet ta zëvendësojë institucionin, kur opinioni përpiqet ta imitojë sovranitetin dhe kur studioja televizive sillet si parlament.

Kosova nuk bën përjashtim.

Por ka një dallim thelbësor: Kosova sot ka shtet, ndërsa zhurmuesit kanë mbetur pa asnjë rol të besueshëm.

Mirëpo presidentja nuk zgjidhet nga qentë endacakë serbo-rusë, që lehin shqip nëpër studio televizive, por nga Kushtetuta.

Dhe Vjosa Osmani nuk është produkt i paneleve televizive, i klikimeve në rrjetët sociale, apo i nervozës së analistëve të vetëshpallur.

Ajo është produkt i rendit kushtetues, i votës parlamentare dhe i një legjitimiteti qytetar të padiskutueshëm.

Lexo më shumë  Raporti i Komisionit Europian: Shqipëria e dyta në Ballkan për borxhin e lartë publik

Nga ana tjetër, Presidentja nuk zgjidhet as nga retorika poshtëruese e qenve serbo-rusë, por nga vlerat që i mishëron.

Ajo nuk rrëzohet nga mllefi i analistëve hibridë, por vetëm nga Kushtetuta — dhe pikërisht këtë propagandistët nuk e durojnë dot.

Në çdo luftë hibride, objektivi nuk është tanku i armikut, por shkatërrimi i besimit të qytetarëve në shtetin e tyre.

Prandaj sulmet e qenve serbo-rusë që lehin shqip

nuk drejtohen kundër Serbisë,

nuk drejtohen kundër Rusisë,

por kundër institucioneve të Kosovës dhe figurave të saj më pro-perëndimore.

Kur analistët shqipfolës e relativizojnë krimin serb, kur e barazojnë agresorin me viktimën dhe kur e sulmojnë pa ndërprerje Presidenten më të besueshme të Republikës, ata mund ta quajnë veten si të duan — por funksioni i tyre mbetet propagandistik dhe serbo-rus.

Lufta hibride nuk pyet për gjuhën që flet, por për narrativën që i shërben.

Vjosa Osmani sulmohet jo pse është e dobët, por sepse:

– nuk është e kapur,

– nuk negocion sovranitetin,

– nuk i përket klaneve mediatike,

– nuk reagon me histeri.

Kjo i çmend ata që jetojnë nga konflikti verbal.

Një presidente e qetë, institucionale, e parashikueshme dhe e besueshme për Perëndimin është makthi i çdo propagande lindore.

Lexo më shumë  Bordi i Paqes për Gazën i Donald Trumpit: Veprim shtetëror apo iniciativë presidenciale?

Një fakt i thjeshtë:

Analistët hibridë nuk e përfaqësojnë askënd përveç Serbisë, Rusisë dhe egos së tyre.

Presidentja e përfaqëson Republikën e Kosovës.

Ata mund të flasin 24 orë në ditë në emër të Serbisë dhe Rusisë.

Por ajo flet gjithmonë vetëm në emër të shtetit që e drejton.

Ata ndërrohen me sezonet televizive.

Mirëpo individët e besueshëm që krijojnë Institucione të besueshme mbesin përgjithmonë në zemrat e shqiptarëve.

Sepse historia nuk mban shënime për zhurmën.

Historia nuk i mban mend komentatorët që lehnin në periudhat kyçe.

Ajo i mban mend ata që ndërtuan shtetin, që ruajtën orientimin euro-atlantik dhe që nuk u përkulën para presionit të shteteve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Le të lehë propaganda.

Le të ulërasë studioja.

Le të shpifë analisti i radhës.

Kosova ka Kushtetutë.

Ka institucione.

Ka orientim perëndimor.

Dhe ka Presidente.

Sepse, në fund, Presidentja zgjidhet nga merita dhe nga rendi kushtetues — e jo nga lufta hibride, jo nga mllefi dhe jo nga lehja mediatike.

Ndaj ato parti opozitare që nuk e votojnë këtë presidente kaq të besueshme, e votojnë në fakt daljen e tyre të përhershme nga parlamenti i Kosovës dhe nga zemrat e shqiptarëve kudo që rrahin shqip.

Rruga Press

YouTube player