Lajme

Komandant Bashkim Jashari takon Shefen e Organizatës së Veteranëve të ShBA-së: Bashkëpunim i shkëlqyer ndërmjet FSK-së dhe Ushtrisë Amerikane

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim zyrtar Znj. Carol Whitmore, Shefe e Përgjithshme të Organizatës së Veteranëve Luftëtarë të SHBA-ve dhe z. Ryan Galluci, Drejtor Ekzekutiv i Zyrës në Washington.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet FSK-së dhe Ushtrisë Amerikane, në veçanti me Gardën Kombëtare të Ajova-s, ku u vlerësua marrëdhëniet me aleatët dhe partnerët, si dhe mbështetja amerikane në ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve të FSK-së, përfshirë ndërveprueshmërinë me partnerët e saj.

Lexo më shumë  SPAK kontrolle pranë KKT e AZHT| Sekuestrohen praktika të investimeve në Palasë, Vlorë, Tiranë dhe Gjirin e Lalzit

Gjithashtu, Gjeneral Jashari vlerësoi lartë rolin e kësaj organizate në mbështetje të pjesëtarëve forcave të armatosura amerikane, si dhe shprehu mirënjohjen për përkushtimin e shtëpisë së veteranëve në trajtimin, kujdesin dhe respektin që ky institucion ofron për veteranët luftëtarë të SHBA-ve, që kanë shërbyer nëpër konflikte të ndryshme nëpër botë, posaçërisht ata në Kosovë.

Në fund të takimit, të dyja palët u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit dhe u vlerësua gatishmëria e kësaj organizate në mbështetjen e FSK-së për këtë fushë.

Lexo më shumë  Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës/ Sot seanca e fundit plenare, qytetarët protestojnë para Kuvendit: Nuk na përfaqëson parlamenti i krimit

Rruga Press

YouTube player