KryesoreLajme

Rizvanolli:Në operim tri njësi të KEK-ut, B2 dhe A3 priten të rikthehen sot

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se aktualisht janë në operim tri njësi të Korporatës Energjetike të Kosovës (B1, A4 dhe A5), ndërsa ekipet teknike po punojnë pa ndërprerë, në tri ndërrime, për rikthimin në operim të njësive B2 dhe A3.

Në një postim në Facebook, Rizvanolli njoftoi se sipas menaxhmentit të KEK-ut, dy njësitë pritet të kthehen në operim gjatë mbrëmjen e sotme (e martë). Ajo theksoi se gjatë periudhës së ftohtë, kur kërkesa për energji është e lartë, pritet që KEK-u të funksionojë me pesë blloqe, ndonëse kjo paraqet sfidë të konsiderueshme.

Lexo më shumë  Spiuni Fehim Sali dyshohet se mblidhte informacione për vehabistë e persona të tjerë që mund t’i rekrutonte

Ministrja vlerësoi angazhimin e punëtorëve dhe menaxhmentit, duke kujtuar se TC “Kosova A” ka operuar me të tri njësitë njëkohësisht për 22 ditë radhazi, ndërsa në 25 vitet e fundit KEK-u ka punuar me pesë njësi vetëm 55 ditë në total.

Rizvanolli kërkoi angazhim dhe përgjegjësi maksimale nga i gjithë zinxhiri i prodhimit, veçanërisht në furnizimin e rregullt me qymyr, dhe njëkohësisht u bëri thirrje qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike gjatë kësaj periudhe të kërkesës së lartë.

Lexo më shumë  “Ajo që pamë në Zvërnec na tronditi”/ Qytetarja nga diaspora e Milanos: I kemi dhënë impakt protestës antiqeveritare në Tiranë. Në shtator do të shkojmë në PE

Rruga Press

YouTube player